Nikolaidis kërkon të mbështetet Kurti kundër “planeve të Vuçiqit për destabilizim” në Kosovë
Shkrimtari dhe analisti boshnjak, Andrej Nikolaidis, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me planet e mundshme destabilizuese të presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Kosovë.
Nikolaidis ka bërë të ditur se Vuçiq, ish-anëtar i Partisë Radikale Serbe dhe mbrojtës i pikëpamjeve nacionaliste ekstreme në të kaluarën, përfaqëson një rrezik të vërtetë për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Në një intervistë për Slobodna Bosna, ai ka paralajmëruar se veprimet e fundit të Vuçiqit në Kosovë, si organizimi i të ashtuquajturit “kuvendit gjithëserb” dhe përdorimi i posterave me figurën e tij, sjellin në mendje periudhën para luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Nikolaidis ka deklaruar se politika e Vuçiqit ndaj Kosovës është joetike dhe shkelje e së drejtës ndërkombëtare.
Ai ka theksuar se Kosova, nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, është e vendosur në mbrojtjen e sovranitetit të saj dhe luftën për të ruajtur integritetin territorial.
Përfundimisht, Nikolaidis u ka bërë thirrje të gjithë personave me mendje të lirë në rajon që të mbështesin drejtësinë në luftën e Kurtit dhe të qytetarëve të Kosovës kundër politikave të përkrahura nga Vuçiqi.
Gjithashtu, ai ka akuzuar Vuçiqin për manovra politike në Mal të Zi, ku ai ka lobuar për një “rezolutë për Jasenovacin”, si një provokim që mund të çojë në tensione në mes të Malit të Zi dhe Kroacisë.
Rruga Press