Bota

Niger, junta ushtarake njofton se Presidenti Bacoum do të gjykohet për tradhëti të lartë

Udhëheqës të grushtit të shtetit ushtarak në Niger kanë paralajmëruar se do të vënë para drejtësisë Presidentin e rrëzuar Mohamed Bazoum për “tradhti të lartë” dhe “minim të sigurisë së shtetit”.

Njoftimi erdhi disa orë pasi junta ushtarake tha se ishte e hapur për dialog me vendet e Afrikës Perëndimore për zgjidhjen e krizës. Kodi penal i Nigerit, parashikon dënim me vdekje nëse presidenti Bazoum shpallet fajtor.

Një zëdhënës i juntës ushtarake tha në televizionin shtetëror se ishin mbledhur prova për të ndjekur penalisht presidentin e rrëzuar dhe bashkëpunëtorët e tij. Ai nuk dha detaje mbi akuzat, rrethanat apo se kur mund të zhvillohet gjyqi.

Lexo më shumë  Qeveria pro-ruse gjeorgjiane pezullon negociatat me BE-në, shpërthejnë protestat në Tbilisi

Presidenti i Nigerit, i zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Bazoum u rrëzua nga detyra nga anëtarët e gardës presidenciale më 26 korrik dhe që atëherë ndodhet në arrest shtëpie, së bashku me bashkëshorten dhe të birin.

Faktori ndërkombëtar po ushtron përherë e më shumë trysni ndaj juntës ushtarake për lirimin dhe rikthimin në detyrë të presidentit Bazoum.

Javën e kaluar blloku rajonal i Afrikës Perëndimore urdhëroi vendosjen në Niger të trupave ushtarake të këtij blloku, por mbetet ende e paraqetë se kur, apo nëse ato do të hyjnë në Niger.

Lexo më shumë  Pesë aeroplanë kinezë dhe gjashtë rusë fluturojnë në zonën e mbrojtjes ajrore të Koresë së Jugut, ajo i ‘kundërpërgjigjet’ menjëherë

Sot, zhvillohet një mbledhje e Këshillit për Paqe dhe Siguri në Bashkimin Afrikan që mund të anulojë këtë vendim, në rast se gjykohet se prania e trupave ushtarake mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në kontinent./ VOA

Rruga Press

YouTube player