Opinion/Aktualitet

Ngrohja globale do t’i shtojë konfliktet gjeopolitike

Nga James Stavridis

Ndërsa samiti global i klimës në Gllasgou të Skocisë po shkon drejt fundit, komentet fillestare do të fokusohen tek angazhimet e ndryshme kombëtare të marra nga liderët e ndryshëm për të reduktuar emetimet e gazeve serrë në atmosferë, e cila është njësia matëse kryesore për parandalimin e rritjes së mëtejshme të temperaturës globale.

Por krahas shkencës mjedisore dhe ndikimit ekonomik, udhëheqësit duhet që t’i kushtojnë vëmendje edhe kërcënimit që paraqet ndryshimi i klimës për paqen dhe stabilitetin botëror.

Po si do të ndryshojë situata e sigurisë në botë për shkak të krizës klimatike, dhe a mund të krijojnë kombet një përgjigje kolektive ndaj saj?

Sipas vlerësimeve aktuale, bota po shkon drejt një rritjeje të temperaturës prej të paktën 2.7 gradë Celsius deri në fund të këtij shekulli. Kjo do të çojë në një rritje të shpejtë të nivelit të deteve, ndërsa do të shkrihen akujt në të dyja polet, do të ketë ndryshime më ekstreme të motit dhe temperaturës, thatësira të mëdha dhe ndryshime të rrezikshme në kiminë, vëllimin dhe temperaturën e oqeaneve.

Në gjeopolitikë, vijat ndarëse aktuale vendosin SHBA-në, Bashkimin Evropian dhe demokracitë e tjera të mëdha si Japonia dhe Australia kundër shteteve autoritare si Kina dhe Rusia.

Megjithatë, gjeopolitika e ndryshimeve klimatike përfshin një dinamikë Veri-Jug, duke vënë në thelb pjesën më të madhe të botës në zhvillim – Indinë, Brazilin, Afrikën e Jugut, Nigerinë, Indonezinë, Pakistanin – kundër vendeve më të pasura, pjesërisht për shkak të reparacioneve mbi dëmet e ndryshimeve të klimës.

Kina, që e ka snobuar samitin COP26 , po bëhet “vota e lëkundur”. Kjo është një çështje e diskutueshme, me sakrifica nga bota e pasur, të cilat ndonjëherë përshkruhen si pagesa për “humbjet dhe dëmin”. Teza, kryesisht e saktë, është se bota e pasur e ndoti dhe ngrohu botën në rrugën e saj drejt prosperitetit, dhe tani kërkon që të vendosë një barrë të madhe reduktimesh mbi kombet më pak të zhvilluara.

Duke qenë se janë në rritje, pjesët më të varfra të botës do ta inatosin Veriun e pasur (dhe të devotshëm). Ndërsa Gllasgou do të sjellë ndoshta fonde shtesë modeste për botën në zhvillim, ato do të jenë të pamjaftueshme për të plotësuar nevojën, veçanërisht në vazhdën e pandemisë së Covid-19.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Kushtet themelore të varfërisë, pakënaqësisë për pabarazinë dhe produktivitetit të humbur, do të shndërrohen në një terren pjellor për lëvizjet radikale që përdorin si mjet terrorizmin. Terrorizmi mjedisor i drejtuar kundër botës së zhvilluar – shkatërrimi fizik dhe sulmet kibernetike mbi infrastrukturën, rafineritë, tubacionet dhe sistemet financiare – vetëm sa do të rritet në të ardhmen.

Ai do të ketë efekte klimatike në nivel global, të cilat mund të krijojnë kriza gjeopolitike,përfshirë luftën midis shteteve, rënien e kombeve, dhe popullsitë e mëdha që i largohen nëmasë kaosit. Ndërsa bota ekuatoriale po nxehet, thatësira ka të ngjarë të sjellë dështimin e të korrave.

Kjo e fundit do të çojë në një paqëndrueshmëri më të madhe në pjesë të Amerikës Latine, Afrikës Qendrore dhe Azisë Jugore. Rajonet polare do të përfitojnë nga klimat më të buta; Grenlanda mund të ketë një industri bujqësore të lulëzuar deri nga mesi i këtij shekulli.

Por pjesë të deltës së lumit Nil mund të jenë jo të punueshme dhe të pabanueshme.

Migrimet masive do të shkaktojnë trazira shtesë. Si ish-drejtues i Marinës së SHBA-së, unëshqetësohem më shumë për ndikimin e saj tek oqeanet. Kur lundroja në ujërat e Arktikut gati 40 vjet më parë, akulli ishte në thelb i padepërtueshëm.

Nëndetëset tona mund të lundronin në Oqeanin Arktik, por jo destrojerët apo kryqëzorët. Ky nuk është më rasti. Dhe me shkrirjen e akullit, do të ketë një garë të ethshme gjeopolitike mbi detin në veriun e largët, për të fituar kontrollin e hidrokarbureve nënujore, minierave në shtratin e thellë të detit dhe rrugëve të transportit.

Me Rusinë në njërën anë të Arktikut, dhe 5 vende të NATO-s në anën tjetër (Kanadaja, Danimarka, Islanda, Norvegjia dhe SHBA-ja), mundësia e konfliktit po rritet po aq me siguri sa edhe niveli i detit. Më drejtpërsëdrejti për SHBA-në, rritja e deteve do t’i bëjë në thelb të papërdorshme bazat e rëndësishme detare (si Norfolk, Virxhinia dhe Mejport në Florida). Qytetet e mëdha portuale si Bangkoku – kryeqyteti i aleatit i një aleati të ngushtë të SHBA-sësi Tajlanda – janë në rrezik, dhe disa vende ishullore të ulëta thjesht do të zhduken nën valët e detit.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Unë kam qenë dëshmitar okular i fazave të hershme të kësaj emergjence globale. Përgjatë 3viteve të mia në komandën e Komandës Jugore të SHBA-së në fundin e viteve 2000, me përgjegjësi mbi të gjithë aktivitetin ushtarak të SHBA-së në Karaibe dhe Amerikën Latine, unë drejtova përpjekjet për ndihmat humanitare ndaj fatkeqësive natyrore.

Një nga ngjarjet që më ka bërë më shumë përshtypje ishte uragani Gustav në gushtin e vitit2008, që vrau gati 100 haitianë, dhe shkatërroi ose dëmtoi rëndë më shumë se 10.000 shtëpi. Kur po vizitoja zonat e dëmtuara, u habita se si stuhi të tilla vdekjeprurëse mund të krijonin kriza politike në hemisferën tonë.

Disa marrëveshje dhe suksese të vogla jashtë samitit të Gllasgout, mund të ndihmojnë me gjeopolitikën e rrezikshme të klimës. India dhe Kina, kanë bërë lëshime modeste, ndërsaSHBA-ja ka ndërmarrë një hap të madh përpara, duke u zotuar të frenojë emetimet e gazitmetanit (shumë më i rrezikshëm për planetin sesa dioksidi i karbonit).

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, ranë dakord për rritjen e prodhimit të të ashtuquajturit çelik të pastër, gjë që me siguri do të mërzisë Kinën, vend që prodhon shumicën e çelikut të pistë. Por përfundimet e mëdha gjeopolitike nga ky samit, janë të dukshme dhe dekurajuese: ndarja Veri-Jug do të thellohet.

Më shumë ngrohje globale, do të thotë më shumë kaos në çdo lloj dimensioni, ndërsa nuk ka pasur asnjë përparim në bashkëpunimin SHBA-Kinë. Siç e pamë me pandeminë, gjërat do të kishin qenë shumë më mirë në një botë të bazuar fort tek bashkëpunimin midis Uashingtonit dhe Pekinit.

Ka pak gjëra që nuk mund të zgjidhte fuqia dhe ndikimi i kombinuar e Kinës dhe SHBA-së. “Cari” i klimës i Shtëpisë së Bardhë, John Kerry, do të bëjë më të mirën në këtë front. Por në përfundim të samitit të Gllasgout, është shumë e qartë se gjeopolitika do ta pengojë koordinimin ndërkombëtar, e cila në planin afatgjatë është e vetmja mënyrë për ta shpëtuar planetin tonë./Perktheu:Bota.al

Shënim: James Stavridis, admiral në pension i marinës amerikane, ish-komandant suprem i forcave të NATO-s, dhe aktualisht dekan i Shkollës së Drejtësisë dhe Diplomacisë në Universitetin Tafts.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *