‘Ngrin’ Korça! Temperaturat zbresin deri në -18 gradë celsius
Temperaturat më të ulëta për ditën e sotme do të jenë në qarkun juglindor të Korçës. Temperaturat mëngjesin e sotëm arritën në zonat e thella deri në -18 gradë, ndërsa momentalisht nuk ka rreshje bore.
Të gjitha akset nacionale janë të hapura e po ashtu të kriposura, por sërish duhet kujdes në qarkullim, duke përdorur gomat dimërore. Lartësia e borës varion nga 10cm deri në 40 cm, lartësia më e madhe në fshatin e Dardhës. Në këtë fshat e po ashtu në Qafën e Qarrit duhet që mjetet të jenë të pajisura me goma dimërore.
Rruga Press