Ngrihet komisioni që do të drejtojë punimet e kuvendit të PD dhe verifikojë delegatët
Pas fjalës së nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka, është ngritur edhe komisioni që do të drejtojë punimet e kuvendit dhe do të bëjë verifikimin e delegatëve të pranishëm në Air Albania.
Ky komision do të drejtohet nga Belind Këlliçi, ndërsa anëtarë do të jenë Albana Vokshi, Ervin Minarolli, Ivi Kaso e Edmond Spaho.
“Duke verifikuar ligjshmërinë e thirrjes së kuvendit kombëtar. Ky komision do të ngarkojë 72 përfaqësues për të gjitha degët për të verifikuar firmat. Kjo trup prej 72 emrash do të shohim nëse kemi kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje apo jo”, u shpreh Këlliçi.
Rruga Press