Lajme

Ngricë dhe acar, disa rrugë prezencë akulli. Si paraqitet situata në qarkun e Elbasanit. Probleme me energjinë në disa zona në Librazhd

Temperaturat nën zero kanë shoqëruar gjithë qarkun e Elbasanit, të shoqëruara me fenomene dëbore në lartësi e prezencë ngricash në pjesën tjetër. Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se akset rrugore nacionale në këtë qark janë të hapura.

Ndërkohë, në segmentin Lunik-Klenjë të aksit rrugor Librazhd-Sterbleve këshillohet lëvizja e mjeteve me zinxhirë, ndërsa trashësia e dëborës aty ka shkuar 20cm. Po ashtu, në akset e tjera nacionale ka prezencë akulli në rrugë dhe në pikat problematike është hedhur kripe.

Lexo më shumë  “Zëri i UÇK-së” Rexhep Selimi edhe këtë përvjetor në sallën e gjyqit, së shpejti sjell ekspozitë nga Haga

Por përveç problematikës me rrugës, shqetësim ngelet dhe energjia elektrike, pasi probleme ka pasur në fidrin 6 në Njësinë Administrative Lunik, bashkia Librazhd ku në vend ndodhen punonjësit e OSHE për riparimin e defektit.

Rruga Press

YouTube player