Ngricat në rrugët e Vlorës, mjetet dhe qytetarët lëvizin me vështirësi
Temperaturat nën zero që kanë përfshirë vendin tonë gjatë ditëve të fundit kanë sjellë probleme me ngricat në të gjithë zonat.
Problem me ngricat dhe akullin është krijuar dhe në rrugët e qytetit bregdetar të Vlorës dhe në trotuare ku kalimtarët e kanë pasur të vështirë lëvizjen.
Ngricat janë prezentë në të gjithë rrugët e brendshme të qytetit duke krijuar vështirësi në lëvizje sidomos për fëmijët dhe për të moshuarit.
Ndërkohë nuk ka asnjë masë të shtuar nga bashkia për pastrimin e rrugëve dhe kriposjen e tyre.
Termometri në qytetin bregdetar këtë të martë ka shënuar vlerat -14 gradë.
Rruga Press