Lajme

Ngrica dhe dëborë në Shqipëri! Temperaturat arrijnë sot deri në -10°C (HARTA LIVE)

Shqipëria vijon të jetë në kushte të pazakonta nga i ftohti. Masat ajrore të paqëndrueshme por të ftohta që kanë përfshirë europën jugore do të diktojnë kushtet e motit dhe në vendin tonë dhe për ditën e sotme. Parashikohet që temperaturat të arrijnë sot deri në -10 gradë celsius.

Lexo më shumë  Raporti i PD në Këshillin e Mandateve për Ballukun: Prokuroria konfirmoi se kërcënoi dëshmitarët, t’i jepet leja SPAK-ut për arrestimin

MeteoAlb parashikon se vranësirat e dendura mbeten në zonat jugor-Juglindore dhe verilindore duke gjeneruar reshje dëbore. Vetëm orët e vona të pasdites do të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike dhe intervale me kthjellime në vend por ngricat dhe temperaturat e ulta do vijojnë të jenë problematike.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga –10°C deri në 9°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior-verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 5 ballë.

Lexo më shumë  “Është çështje orësh” - Kurti flet për çështjen e presidentit para mbledhjes së LVV-së në Kuvend

Rruga Press

YouTube player