Bota

Ngordhin 50 pinguinë për shkak të malaries në një kopsht zoologjik në Britani

Mirëmbajtësit e një kopshti zoologjik britanik kanë mbetur me zemër të thyer pasi një shpërthim i malaries së shpendëve vrau 50 pinguinë.

Kopshti Zoologjik Dudley – i cili më parë kishte 69 pinguinë Humboldt – ka humbur 70 për qind të kolonisë së tij nga sëmundja, pavarësisht përpjekjeve më të mira të veterinerëve.

Lexo më shumë  Protestat kundër regjimit të Ajatollahut dhe përgjigjja me dhunë/ Kallas: BE gati për sanksione të reja ndaj Iranit pas shtypjes së protestave

Malaria e shpendëve shkaktohet nga mushkonjat e infektuara dhe ndryshimet në mot, raporton DailyMail.

“Ne të gjithë jemi të zemëruar me humbjen e madhe në Penguin Bay dhe ka qenë një kohë veçanërisht shqetësuese për ekipin tonë të shpendëve që i kanë kushtuar vite kujdesit të tyre”, tha drejtori i kopshtit zoologjik, Derek Grove.

Kopshti zoologjik West Midlands kishte filluar me vetëm pesë zogj pinguinë, të rritur me dorë më 1991 dhe vazhdoi të kishte një nga kolonitë më të mëdha të vetë-qëndrueshme në Britani.

Lexo më shumë  Mbi 10 mijë persona të arrestuar gjatë protestave në Iran, mes tyre 169 fëmijë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *