Ngjarjet në veri, Abbott zbulon arsyet e takimit të sotëm me Bislimin
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott, është deklaruar pas takimit që ka zhvilluar në ndërtesën e Qeverisë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Në një postim në Facebook, Abbott ka shkruar se me Bislimin kanë pasur një diskutim të dobishëm për sigurinë energjetike, ekonominë dhe ngjarjet e fundit – referuar situatës së tensionuar në veri të vendit.
“Një diskutim i dobishëm me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për sigurinë energjetike, ekonominë dhe ngjarjet e fundit”, ka thënë ai.
Sipas ambasadorit, është e rëndësishme që Kosova të angazhohet me qytetarët dhe bashkësinë ndërkombëtare për situatën gjatë dimrit sa i përket energjisë.
Rruga Press