Lajme

“Ngec” reforma e fiskalizimit, kërkohet shtyrje. Vetëm 41.5% e bizneseve janë fiskalizuar deri tani

Teksa ka mbetur më pak se një muaj e gjysmë nga afati i fundit që është muaji dhjetor, vetëm 41.5 për qind e bizneseve në vend janë fiskalizuar.  

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, deri më tani janë futur në reformë vetëm 49,839 nga 120.000 biznese që duhet të fiskalizohen në total.

Lexo më shumë  Vitia: Investime dhe shërbime të reja te Qendra Klinike Universitare e Kosovës

Po cilat janë arsyet që reforma nuk po ecën me ritmet e parashikuara?

Kontabilistët shprehen kundër gjobitjes së bizneseve ende të pafiskalizuara, ndërsa përsërisin thirrjen për shtyrjen e afateve të procesit.

Sipas të dhënave të “tatimeve”, deri më tani janë lëshuar më shumë se 91 milionë fatura të fiskalizuara, 88 mijë e 500 me para në dorë , ndërsa pak më shumë se 41 mijë pa para në dorë./a2/

Lexo më shumë  Kusari-Lila: Çmimi i naftës në rënie, nuk mund të kalojë 1,54 €, për çdo parregullsi në tregun e derivateve raportoni në numrin pa pagesë 0800 11000

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *