Bota

Nga tarifat e Trumpit përfiton vetëm Kina, thotë shefja e BE-së

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka deklaruar se me tarifat e Trumpit do të dalë fituese vetëm Kina.

Duke folur të hënën në Bruksel, para një takimi të vendeve të BE-së, Kallas ka deklaruar se BE-ja ka nevojë për Amerikën dhe Amerika ka nevojë për BE-në.

“Po i përcjellim me vëmendje ato fjalë dhe sigurisht që po përgatitemi edhe nga ana jonë. Ajo që është e qartë është se nuk ka fitues në luftërat tregtare. Nëse SHBA-ja fillon një luftë tregtare, ajo që do të qesh është Kina. Ne jemi shumë të ndërlidhur. Ne kemi nevojë për Amerikën dhe Amerika ka nevojë për ne gjithashtu”, ka deklaruar Kallas.

Lexo më shumë  Përfundojnë bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë në Gjenevë, Zelensky: Moska po përpiqet të zgjatë negociatat e paqes

Deklarata e saj vjen vetëm pak pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa edhe ndaj mallrave të Bashkimit Evropian.

Trumpi ka thënë se SHBA-ja importon shumë produkte nga Evropa teksa ajo merr shumë pak nga Amerika. 

Më 1 shkurt Trumpi ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv për vendosjen e tarifa prej 25% ndaj Kanadasë dhe Meksikës, dhe prej 10% mbi tarifat ekzistuese për produktet e importuara nga Kina. 

Lexo më shumë  Gjermania dhe Britania paralajmërojnë BE-ne: Armatosuni kundër një sulmi të mundshëm rus

Të tri shtetet kanë reaguar duke paralajmëruar kundërpërgjigje në të njëjtën mënyrë.

YouTube player