Sport

Nga talentet më të mirë në Evropë – Broja po konsiderohet Drogbaja i ri

Një nga shumë çështjet e Chelseat që do marrin zgjidhje në verë është edhe ajo e Armando Brojës. Sulmuesi shqiptar aktivizohet te Southamptoni, në formë huazimi.

Klubi me seli në Londër është në shitje dhe akoma nuk dihet se kush do jenë pronarët e rinj. Sipas asaj që shkruan Football London, Broja është një bast i sigurt për të ardhmen e ekipit të Tomas Tuchel.  20 vjeçari kuqezi konsiderohet si Drogba i ri.

“Armando Broja është renditur si një nga talentët më të mirë të Evropës me performancën më të mirë në fushë nën 21 vjeç nga CIES.  Pronarët e rinj duhet ta bëjnë prioritet atë që të ndërtojnë një rrugë të parefuzueshme për sulmuesin në ekipin e parë të Tomas Tuchelit.

Dider Drogba drejtoi klubin e Londrës perëndimore në një epokë të re dhe sulmuesi i Shqipërisë mund të bëjë një gjë të tillë gjithashtu në një ndryshim pronësie që pritet të ndodhë shpejt” –  shkruhet në publikim.

Futbollisti i kombëtares shqiptare po  përshtatet mirë në Southampton.  6 gola të shënuar deri më tani në kampionat në 26 ndeshje janë një shenjë e mirë për të ardhmen. Kujtojmë që në CV-në e Brojës është edhe Vittesse, ekip në të cilin ka luajtur  30 ndeshje dhe ka shënuar 10 gola.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *