KryesoreOpinion/Aktualitet

Nga propaganda në ekran te helmi në pjatë

Shkruan Lutfi Dervishi

Nëse do të shikonit ose dëgjonit sonte lajmet e televizioneve kombëtare, përveç paradës së zakonshme të kronikave politike, ku çdo deklaratë dhe batutë e kryeministrit zinte vendin kryesor, minutat e fundit rezervuan një “surprizë” të hidhur!

Pas lajmeve me “helmin” e ditës; politikë, inspektime, SPAK dhe sukseset e radhës, para rubrikës nga “bota” u dha një lajm me helm të vërtetë.

10 ton mandarina të kontaminuara me pesticide të ndaluara në BE, të kthyera nga Kroacia, nuk janë asgjësuar, por janë shitur në treg.

Por pse ky lajm, që flet për shëndetin dhe sigurinë ushqimore të mijëra njerëzve, përfshirë edhe gazetarët dhe redaktorët, pse ky lajm që prek fëmijët, prindërit dhe gjithë shoqërinë, trajtohet në fund si një kronikë me “golat e Ronaldos?”

Lexo më shumë  Qosja: Prokurorët dhe Gjyqtarët e korruptuar kanë formuar një kartel dhe po mbrojnë korrupsionin sistemik që i solli në postet e tyre

Rasti i mandarinave të Goriçanit nuk është thjesht një ngjarje penale. Ai tregon për një zinxhir të gjatë dështimesh institucionale, për një sistem të korruptuar dhe për një mungesë totale transparence ndaj publikut. Inspektori që lëshon certifikata fiktive, autoritetet që fshehin të vërtetën, dhe mediat që bëjnë lajm të tipit: “më ka çu nana me la gojën.”

Lexo më shumë  MKRS del me sqarim: Nuk janë anuluar tenderët për stadiumin në Pejë, Gjilan e Mitrovicë

Në një vend ku skandalet ushqimore, ndotja e ajrit, ndotja e ujit dhe ndotja politike janë përditshmëri, përgjegjësia e medias është e madhe. Përballë një lajmi që prek shëndetin, çdo televizion apo portal duhet të ngrinte zërin deri në qiell.

Por prej kohësh, televizioni nga një dritare për të parë botën është shndërruar në një perde që fsheh të vërtetën. Shikuesit do të vijojnë të helmohen, jo vetëm nga mandarinat e kontaminuara, por edhe nga propaganda që mbush ekranet.

Vetëm se këtë radhë, pa e ditur, edhe vetë gazetarët dhe redaktorët po helmojnë veten dhe familjet e tyre.

Rruga Press

YouTube player