Sport

Nga pronësia ruse në pronësi amerikane, pronari i ri i Chealsea-t: Falenderoj qeverinë britanike

Chelea tani është në pronësi të Tod Behli dhe “Clearlake Capital”, pas shitjes së klubit nga ana e Roman Abramoviçit për shkak të sanksioneve të vënë nga Qeveria Britanike ndaj oligarkut rus.

Ky lajm u bë zyrtar nga vetë Chelsea me anë të një postimi në portalin zyrtar të klubit, ku tregon dhe detaje nga shitja.

Lexo më shumë  Avokati i FFK-së reagon pas vendimit të UEFA-s: Nuk do të ndalemi me kaq – do ta apelojmë në CAS

“Ne jemi të nderuar që të jemi kujdestarët e rinj të Chelsea-t. Ne do të japim 100% të gjithë së bashku, në çdo minutë të çdo ndeshjeje.

Vizioni ynë si pronarë është i qartë, ne duam të bëjmë tifozët krenarë. Së bashku me rritjen e skuadrës së të rinjve dhe sigurimit të talenteve më të mirë, plani ynë është të investojmë në këtë klub dhe të ndërtojmë historinë e paharrueshme të Chelsea-t.

Personalisht dua të falënderoj ministrat dhe zyrtarët e Qeverisë Britanike dhe Premier Ligën për të gjithë punën që e mundësuan këtë të ndodhte”, ishin fjalët e para të Tod Behlit si pronar i ri i Chelsea-t.

Rruga Press

Lexo më shumë  Avokati i FFK-së reagon pas vendimit të UEFA-s: Nuk do të ndalemi me kaq – do ta apelojmë në CAS
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *