Lajme

Nga parlamenti i Kosovës në parlamentin serb: Goran Rakiq në listen e Vuçiqit

Komisioni Zgjedhor i Serbisë, shpalli Aleksandar Vuçiqit – “Serbia nuk duhet të ndalet” për zgjedhjet për deputetë të Kuvendit të Serbisë, të planifikuara për 17 dhjetor.

Në këtë listë janë përfshirë disa kandidatë serb nga Kosova, përfshirë edhe ish-kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, transmeton Kosova Post.

Në listën e Komisionit Zgjedhor të Serbisë, janë miratuar sot janë edhe disa kandidatë me vendbanim në Kosovë.

Në listën zgjedhore të Aleksandar Vuçiqit, janë gjithsej 250 kandidatë për deputetë.

Lexo më shumë  Hyseni: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit janë provokuese

Prej tyre, katër banojnë në Kosovë, tre në Mitrovicës dhe një nga Graçanica.

Në pozitën e 27-të është kryetari i fundit i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili thuhet se është ekonomist i diplomuar.

Rakiq, i cili tani do të provojë dorën e tij në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, për të marrë një mandat parlamentar, ka marrë pjesë në proceset zgjedhore të Kosovës në vitet e kaluara.

Si kryetar i Listës Serbe, ai shërbeu si kryetar i Komunës së Mitrovicës së veriut dhe më pas kaloi nga pushteti lokal në pushtetin qendror, përcjell Kosova Post.

Lexo më shumë  Konfirmohet heqja e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

Ai ishte ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, e më pas ministër për Komunitete dhe Kthim deri në nëntor të vitit të kaluar, kur serbët u larguan nga institucionet e Kosovës.

Rruga Press

YouTube player