KryesoreSport

Nga medaljet në vendimmarrje, Nora Gjakova, anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos

Kampionia Olimpik e Kosovës, xhudistja Nora Gjakova edhe zyrtarisht është anëtare e Komisionit të Sportistëve të IJF (Federata Ndërkombëtare e Xhudos).

“Me krenari të madhe ju njoftojmë se Nora Gjakova është zgjedhur zyrtarisht anëtare e Komisionit të Sportistëve të IJF (Federata Ndërkombëtare e Xhudos)! Pas një karriere të shkëlqyer si Kampione Olimpike, medaliste botërore dhe kampione evropiane, Nora tani do të japë kontributin e saj edhe jashtë tatamit, në një rol vendimtar për të ardhmen e sportit të xhudos”, thuhet në njoftimin e Federatës së Xhudos së Kosovës.

Lexo më shumë  Belgjika sekuestron një anije ruse në kuadër të masave të sanksioneve në Detin e Veriut

IJF sipas këtij njoftimi, e vlerëson lart eksperiencën, perspektivën dhe përkushtimin e saj, cilësi këto që do ta bëjnë Norën një përfaqësuese të jashtëzakonshme për xhudistët kudo në botë.

“Urime, Nora! Ti jo vetëm që e ke ngritur flamurin e Kosovës në arenat më të mëdha, por tani po ndihmon edhe në formësimin e të ardhmes së xhudos për brezat që vijnë”, theksohet në njoftimin e FXHK-së.

Lexo më shumë  Gjykata e Strasburgut regjistron për herë të parë padinë kundër Serbisë për pasivizimin e adresave në Luginë

Rruga Press

YouTube player