KryesoreLajme

Nga kritikë te viktimë: Trump që tallte Bidenin për shkallët, rrezikoi të rrëzohej vetë

Presidenti amerikan Donald Trump pati një moment të sikletshëm gjatë një ngjitjeje shkallëve të aeroplanit.

Aty, ai u pa duke u penguar dhe pothuajse duke u rrëzuar.

Ky moment rikujtoi menjëherë incidentet e ngjashme të ish-presidentit Joe Biden, të cilin Trump e kishte ironizuar më parë për “rrëzimet në shkallët e aeroplanit presidencial”.

Lexo më shumë  Seanca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës pritet të mbahet sonte

Megjithatë, ndryshe nga pritshmëritë, Trump arriti të ruajë ekuilibrin dhe, sapo mbërriti në majë, ngriti grushtin drejt kamerave në një gjest që u interpretua si përpjekje për të shmangur sikletin.

Dhe sigurisht ky moment nuk kaloi pa u komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë përdorues kanë kujtuar deklaratat e mëparshme të Trump ndaj Bidenit.

Rruga Press

YouTube player