Nga kampi i Kroacisë largohet lojtari i rëndësishëm
Reprezentuesi i Kroacisë, Nikola Vlashiq, do të largohet nga kampi i përfaqësueses kroate dhe nuk do të paraqitet në pjesën e mbetur të Evropianit për shkak të lëndimit muskulor.
Këtë e bëri të ditur të martën Federata kroate e futbollit.
Vlashiq është lënduar gjatë stërvitjes dhe pas kontrollimeve më të detajuara u kuptua se nuk mund të luaj më në Evropian.
“Nikola ka ofruar mund e energji që të ndihmojë përfaqësuesen në Evropian dhe për këtë arsye më vjen keq për këtë lëndim muskulor që e pësoi”, ka thënë selektori kroat, Zlatko Daliq.

Kroacia të mërkurën luan ndaj Shqipërisë.
Vlashiq është mesfushor ofanziv dhe luan për Torinon. Për Kroacinë i ka 56 ndeshje.
Rruga Press