Nga Çerçiz Topulli te Adem Jashari: referencat e njëjta historike për shqiptarizmën
Shkruan Durim Abdullahu
Foto 1: Adem Jashari me bashkëluftëtarë

Foto 2: Çerçiz Topulli me bashkëluftëtarë

Kultura është e njëjta: ajo e kryengritjes dhe e luftës për liri e normuar thellë në zakonet dhe historinë e shqiptarëve.
Tradita, është po e njëjta: ajo e luftëtarëve vullnetarë që të bashkuar në grupe të vogla, vepronin në fshehtësi kundër pushtuesit dhe dhunës së tij.
Në fillim të shek. XX, ata kishin emra si Çerçiz Topulli, Bajo Topulli, Mihal Grameno, Dervish Hima, Sali Butka etj., kurse organizata e tyre quhej Komiteti “Për lirinë e Shqipërisë”.
Në fund të shek. XX, ata mbanin emra si Adem Jashari, Hamëz Jashari, Sahit Jashari, Ilaz Kodra, Zenun Kodra, Jakup Nura etj., kurse organizata e tyre quhej Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Në thelb ata janë produkt i të njëjtës kulturë luftarake dhe i të njëjtave referenca historike për shqiptarizmën! […]
Rruga Press

