Nga Batajnica, Vuçiqi nuk rri dot pa përmendur Kosovën, kërkon nga Perëndimi që të marrë masa për ndalimin e zgjedhjeve serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se beson se bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë diçka më tepër sesa të lëshojë një deklaratë në lidhje me vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të mos lejuar që zgjedhjet e Serbisë më 17 dhjetor të mbahen edhe në Kosovë pa marrëveshje ndërshtetërore.
“Duhet të jesh i verbër politikisht që të mos e shohësh se çfarë po bën Kurti”, tha Vuçiq, raporton “Tanjug”. “Siç i thash sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, do të presim nëse do të lëshojnë ndonjë deklaratë, ku do të thonë se është në kundërshtim me parimet demokratike”.
Deklarata e tij ngjan aq naive, po mos të ishte thënë në Serbi dhe për konsum të brendshëm në prag zgjedhjesh.
Ai ka folur në Batajnicë, ndërsa ka njoftuar për investimet e reja në pajisje ushtarake.
Ka thënë se janë blerë 11 helikopterë luftarakë Mi-35P nga Qipro dhe dy Airbus.
Po ashtu Vuçiqi ka thënë se do të shtojë numrin e ushtarëve në njësitë speciale. Ai ka thënë se pagat janë më të mëdha tash dhe se do të ketë përforcime në janar.
Rruga Press