BallinaLajme

“Nga 5 mijë lekë bonus”, javën e ardhshme nis shpërndarja e shpërblimeve për pensionistët. Procedura dhe kategoritë që përfitojnë.

Nga java e ardhshme Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare dhe bankat në vend do të nisin shpërndarjen e bonusit prej 5 mijë lekë për pensionistët për festat e fundvitit.

Janë disa procedura teknike që do realizohen këtë fundjavë dhe jemi gati që javën tjetër të filloj shpërndarja. Sigurisht shpërndarja do të bëhet nga posta shqiptare dhe nga bankat. Të gjithë pensionet që paguhen në bankë automatikisht do t’i kaloj shpërblimi në bankë dhe për pensionet që paguhen në postë posta do vazhdojë me sistemin e vet që do të thotë të gjithë ata persona që kanë për të marr pensionin këtë vit do të marrin shpërblimin dhe në bazë të kapaciteteve që ka posta do të vazhdojë të paguaj edhe shpërblimin për ato persona që i kanë marr.”, -tha Astrit Hado.

Lexo më shumë  Nxirrnin gurë dekorativë në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit, tre të arrestuar! Nën hetim drejtori dhe specialisti i AZDM-së Berat

Drejtori i institutit të sigurimeve shoqërore Astrit Hado thotë se janë disa kategori qytetarësh që përfitojnë bonus në fundvit.

Numri i personave që përfitojnë nga ky bonus është rreth 677 mijë persona duke përfshirë të gjithë kategoritë. Janë të gjithë kategoritë si Pensionet e pleqërisë, invaliditetit, familjarët, pensionet e parakohshme, invalidët e luftës dhe veteranët e luftës që marrin pension.”, pohoi ai. Fondi që parashikohet të jepet nga buxheti është 3.4 mld lekë. Për të shmangur grumbullimet nëpër posta Hado thotë se do të përgatitet edhe një grafikë në bashkëpunim me postën shqiptare për shpërndarjen e bonusit.

“Ne sigurisht do bëjmë një grafik me postën edhe për shkak të furnizimit të postës me fonde, por edhe për shkak të masave anti-covid me qëllim që të shmangen sa më shume të jetë e mundshme grumbullimet.”, theksoi ai. Të gjitha ata që nuk do të mund ta tërheqin shpërblimin deri më datën 31 dhjetor do të mund ta marrin atë përgjatë vitit 2021.

Ky bonus nuk humbet nëse nuk e marrin dot deri me daten 31 dhjetor biles është përcaktuar me vendim që kanë të drejtë që ta marrin gjatë vitit 2021 dhe ky shpërblim është në fuqi deri në 36 muaj”, theksoi Hado.

Rruga Press

YouTube player