KryesoreLajme

Nga 26 maji, Kosova nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak të udhëhequr nga ushtria e SHBA-së

Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak, të drejtuar nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe për Afrikë – “Defender Europe 25”.

Siç ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes, ky ushtrim do të mbahet nga 26 maji deri më 9 qershor.

“Gjatë kësaj periudhe kohore, do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe poligonit ushtarak në Babaj të Bokës”, thuhet në komunikatë.

Lexo më shumë  Gjermania vendos në funksion mburojën kundër raketave balistike

Ministria e Mbrotjes  ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për periudhën gjatë të cilës do të zhvillohet ushtrimi, Ministria ka thënë se FSK-ja përmes ushtrimit do të tregojë gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere dhe të rajonit, përfshirë SHBA-në, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

YouTube player

Lexo më shumë  Prebreza betohet si Kryetar i Fushë-Kosovës: Premton transparencë dhe shërbim për të gjithë qytetarë