New York Times: Malësorë shqiptarë gjatë perandorisë osmane
Kjo fotografi e vjetër, u botua më 1 gusht të vitit 1911, në “New York Times” – tabloja, që përshkruhet si “malësorë të veriut të Shqipërisë”, vjen nga “Albanian Life”.
Imazhi, ashtu siç e pëshkruan shtypi amerikan, ka gjasa të jetë i lidhur me luftën mes shqiptarëve dhe perandorisë osmane.
Masat e ashpra të forcave osmane kundër popullsisë së pambrojtur dhe kundër çdo shfaqeje të patriotizmit shqiptar e shtuan pakënaqësinë ndaj regjimit xhonturk dhe ngritën më lart ndërgjegjen kombëtare të popullit shqiptar për të ndërmarrë sa më parë hapat e nevojshëm ushtarak dhe politik me qëllim përgatitjen e shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar që do të vinte në Nëntor të vitit 1912.
Rruga Press