Lajme

Nevojat për energji, Shqipëria dhe Kosova me sisteme plotësuese të prodhimit

Shqipëria dhe Kosova mund ta ndihmojnë njëra tjetrën në plotësimin e kërkesave respektive me energji elektrike, për shkak të burimeve të ndryshme të prodhimit. Dhe jo vetëm në situata krize, si ajo që po kalon aktualisht Kosova.

Ndërsa vendi ynë prodhon energji nga burimet hidrike, në Kosovë energjia prodhohet nga termocentralet dhe të dy sistemet mund të ishin komplomentarë gjatë gjithë vitit, në varësi të reshjeve apo nevojave të secilit prej vendeve.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Të dhënat zyrtare të Entit Rregullator të Energjisë tregojnë se shkëmbimet e energjisë mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë qenë të ulëta gjatë këtij viti.

Ato kanë qenë kryesisht në formën e depozitimeve, ku Shqipëria ka dërguar energji në Kosovë në periudhat e pikut të prodhimit dhe e ka tërhequr këtë energji gjatë verës, kur ka pasur thatësirë./a2/

Rruga Press

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *