Bota

Netanyahu thotë se Izraeli nuk ka në plan as ta pushtojë, as ta qeverisë Gazën

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një intervistë të enjten se “ne nuk kërkojmë të qeverisim Gazën, ne nuk kërkojmë ta pushtojmë”, por se ai është i përkushtuar për ta shkatërruar Hamasin. “Ne do të vazhdojmë derisa të zhdukim Hamasin. Asgjë nuk do ta ndalojë këtë”, tha Netanyahu në një intervistë për Fox News.

Netanyahu nuk dha një kohë të parashikuar për të zgjatur ofensivën ushtarake kundër Hamasit në Gaza. “Kam vendosur objektiva. Unë nuk vendosa një orar, sepse e dini, mund të dojë më shumë kohë. Uroj që të marrë pak kohë”, tha ai.

Lexo më shumë  Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Netanyahu tha në një intervistë me ABC News këtë javë se Izraeli do të kishte “përgjegjësinë e përgjithshme të sigurisë” për Gazën për një periudhë të pacaktuar pas luftës.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha më pas se ishte e qartë se “Gaza nuk mund të vazhdojë të drejtohet nga Hamasi”, por edhe se “është gjithashtu e qartë se Izraeli nuk mund ta pushtojë Gazën”.

Lexo më shumë  Rusët gjatë këtij viti kanë bombarduar “aksidentalisht” 150 herë territorin e vetë

Rruga Press

YouTube player