Nesho: Rama luan lojën e fundit politike duke shitur interesat kombëtare, përdor Kinën si presion ndaj SHBA-së për të shpëtuar veten
Kryeministri Edi Rama ka ngjallur reagime dhe shqetësime me deklaratat e tij të fundit mbi rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke përdorur një retorikë të dykuptimtë që përfshin njëkohësisht Kinën dhe Shtetet e Bashkuara. Gjatë një fjalimi publik, Rama e përshkroi vendin si “pikën e mjaltit të Europës”, duke përmendur “mençurinë mijëravjeçare të Kinës” dhe “urinë për fitime të Amerikës”, një formulë që sipas kritikëve synon më shumë manipulimin diplomatik sesa një strategji të qartë shtetërore.
Përmendja e Kinës në një kontekst ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës amerikane është interpretuar si një sinjal presioni ndaj Perëndimit. Diplomati Agim Nesho, i ftuar në emisionin TASK FORCE në SYRI TV, e cilësoi këtë sjellje si një shfaqje të mirëkalkuluar për konsum politik dhe diplomatik, duke theksuar se Rama po përpiqet të tregojë se Shqipëria “ka alternativa”, nëse Perëndimi nuk i garanton atij mbështetje personale.
Sipas Neshos, kjo është pjesë e një loje të rrezikshme ku interesat strategjike të vendit përdoren si monedhë shkëmbimi për mbijetesën politike të kryeministrit. Ai thekson se Rama po sillet si një klientelist ndërkombëtar, duke u ofruar investitorëve dhe figurave me influencë globale pasuri publike dhe projekte strategjike, në funksion të asaj që Nesho e quan një “strategji daljeje” nga pushteti.
Në këtë kontekst përmenden edhe ofertat e bëra ndaj fondit të investimeve të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, ku projekte madhore si aeroporti i Vlorës, dhe prona të tjera strategjike thuhet se janë përdorur për të siguruar mbështetje të ardhshme politike dhe personale.
Nesho shprehet se perceptimi i krijuar është se Rama beson se gjithçka është e blerë, përfshirë edhe zyrtarë të lartë ndërkombëtarë, duke e lidhur këtë mentalitet me raste të mëparshme të përfolura në raport me korrupsionin dhe ndikimin e paligjshëm. Sipas tij, kjo qasje e ka kthyer qeverisjen në një mekanizëm të zhvatjes së pasurive kombëtare, ndërsa kryeministri po përgatit terrenin për një largim të pashmangshëm nga pushteti.
Nesho:
Kur më morët ju për në emision, shkruajta një shkrim të shpejtë edhe thashë, pa… Në ikje të shpejtë tani, se i ka ditët e numëruara. Nuk flas, flasim për ditë dhe javë, jo për mbarim të mandatit dhe kjo është e sigurtë. Është e sigurtë se e ka prerë vetë atë biletën. Dihet që është provuar tani lidhja e tij me krimin e organizuar, me Sinaloa-n. Dihet makutëria e tij për të marrë gjithë pasurinë e popullit shqiptar, të notojë në atë batakun e tij të, të një të pangopuri. Prandaj, ky i ka shfaqjet e radhës. Ka shfaqjet e radhës dhe këtë shfaqje e bëri për amerikanët.
E bëri në një kompleksitet, si di të bëjë vetë ai, si mjeshtër, i Public Relations, edhe duke iu bërë, edhe duke iu ofruar si një klientelist, që pa mua nuk mund të bëni gjë, por edhe duke i treguar që ka dhe rrugë të tjera, duke përmendur Kinën. Çështja e Kinës është një presion për amerikanët dhe shikojeni në batutat e Ramës se si thotë: Mençuria mijëravjeçare e Kinës thotë, edhe dëshira për t’u pasuruar e për të shfrytëzuar e amerikanëve.
Domethënë, ai e percepton që është i aftë tani, duke zhvatur popullin e tij, që mund të blejë çdo gjë. Histeria edhe idiocësia e tij shkon që ai mund të blejë dhe Amerikën, zyrtarët e lartë, ashtu siç e bëri me McGonigal-in dhe me të tjera. Dhe kjo është një vazhdimësi, atij nuk i ka mbetur asnjë gjë tjetër.
Po, sepse kompania e zotit Kushner është një fond arab, i cili ka marrë emrin e tij, drejtohet prej tij dhe është dëshira e arabëve që të rrisin zonat e influencës sonë në Ballkan. Ashtu si Rama, për të siguruar veten e tij, për ta patur një exit strategy, për në të ardhmen, sepse e di që ditët në Shqipëri i ka të pamundura, përpiqet sa më shumë që t’i japë nga pasuritë shqiptare arabëve si kompensim për atë që do t’i japin ata në të ardhmen.
Kjo është me pak fjalë. Tani, edhe te Kushner-i dihet nga gazetarët, nga diplomatët e të tjerë, dihet që Rama po ju afron çdo gjë. Po afron, ka projekte të tij të ardhshme për trenin elektrik, për aeroportin e Vlorës. Ndoshta ka idenë si gjithmonë që të ndryshojë pronarët për t’jua dhënë të tjerëve. Duket që mekanizmi ka filluar me çështjen që po rishqyrtohet për aeroportin e Vlorës. Domethënë, është një njeri klientelist i cili punon për këtë gjë.
Është me shumë interes sepse unë gjatë kësaj periudhe, deri në fillim të dhjetorit, 10 dhjetor, kam qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ky rast më ka rënë në vesh nga diplomatët, nga gazetarët që, deri tani ishte shtyrë. Ishte shtyrë një projekt i përcaktuar, i përkrahur nga Bashkimi Europian, nuk është vetëm për Shqipëri, është për Maqedoninë e Veriut, ka elemente të caktuar në Malin e Zi.
Është një kompani që ka një pronar që është amerikan, vepron në Ballkan, megjithëse sot, për një periudhë të gjatë edhe presidenti Trump, administrata e tij e ka quajtur zhvillimin e industrisë së prodhimit të energjisë nëpërmjet mullinjve me erë si diçka, është një relike dhe në kundërshti të sigurimit kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por, kjo kompani ka dashur që të investojë, është shtyrë nga ata burokratët shqiptarë deri në nivelet më të larta të qeverisë që e çonin si ping-pong, që i thoshin shko zgjidhe me pushtetin lokal edhe vazhdon me pushtetin qëndror për të zgjidhur këto.
Sigurisht për të përfituar sa më shumë. Tani çfarë ndodh? Në nëntor, sipas atyre njoftimeve që diheshin në Uashington, papritur nga qeveria kërkohet që të bëhet inaugurimi i kësaj gjëje.
Rruga Press

