Lajme

Nesër protestë në Prishtinë, kërkohet që vrasjet e grave të trajtohen si urgjencë kombëtare

Një marsh protestues është paralajmëruar për të enjten si reagim ndaj rastit të vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj më 22 gusht.

Të martën, protestë u mbajt edhe në Ferizaj, ndërkaq ajo do të vazhdojë edhe në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Qendrës Kosovare për Studime Gjinore marshi protestues do të fillojë nga Ministria e Drejtësisë, për të vazhduar tek ajo e Punëve të Brendshme dhe për përfunduar pranë Qeverisë së Kosovës.

Lexo më shumë  Gërvalla: Skandali nuk është deklarata, por fakti që Lushtaku s’ka dhënë përgjegjësi për bëmat e tij

Në marsh do të parashtrohen kërkesat: Trajtimin e femicidit si urgjencë kombëtare; Krijimin e një departamenti brenda Ministrisë së Brendshme për parandalim dhe trajtim të femicidit; Monitorim, sanksionim dhe shkarkim të Gjyqtarëve, Prokurorëve, dhe Policëve të Kosovës që nuk i trajtojnë rastet me seriozitet dhe ndjeshmëri gjinore, sipas Kodit Penal të Kosovës dhe Konventës së Stambollit; Llogaridhënie nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, dhe Inspektorati Policor për këto raste të shkeljeve; Plan konkret nga Qeveria e Republikës së Kosovës për luftimin e dhunës me bazë gjinore; Siguri për vajzat dhe gratë në të gjitha hapësirat. Ftojmë të gjithë qytetaret/ët e Kosovës të bashkohen në marshit protestues për të kundërshtuar dhunën e shtypjen sistematike ndaj grave dhe për të kërkuar përgjegjësi institucionale për jetën e humbur te Marigonës dhe të vajzave e grave tjera.

Lexo më shumë  Shqipëria dhe Bosnja, me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar dy të dyshuar të cilët po mbahen në paraburgim./Koha

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *