Nesër paralajmërohet protestë për çmimin e karburanteve, do fiken makinat
Ditën e nesërme është paralajmëruar protestë kundër rritjes së çmimit të naftës.
Në një njoftim që po qarkullon në rrjetet sociale, të gjithë drejtuesve të automjeteve u bëhet thirrje që në shenjë proteste ditën e nesërme në orën 13:00 të fikin makinën në autostradën Tiranë-Durrës.
Kërkesa e drejtuesve të mjeteve është ulja e naftës në 140 lekë.
“Protestë! Fike makinën!,”-thuhet në lajmërimin e protestës.
Protesta vjen në një kohë kur çmimi i karburantit është rritur. Kujtojmë se pak ditë më parë janë zhvilluar protesta kundër rritjes së çmimit të produkteve të shportës.
Rruga Press