Nëse ia mban Vuçiqit, le ta provojë fatin!
Shkruan Naser Selmani
Presidenti serb Aleksandar Vuçiqi nuk po mbron serbët lokal në Kosovë sepse ato askush nuk po i shqetëson, por përpiqet të mbrojë krimin e organizuar, i cili rrezikon shtetin e Kosovës.
Vuçiqi shqetësohet sepse qeveria e Kosovës ngadal po sigurtë po vendos rendin kushtetues në çdo cep të vendit dhe po shkatëron rrjetin e kontrabandës me mallrat serbe, përmes të cilave Beogradi po finanson strukturat paralele në Kosovë.
Duke sfiduar institucionet e rendit me grupe kriminale, ai beson se do të gunjëzojë palën kosovare në bisedimet e Bruskelit dhe ta detyrojë atë të pranojë Zaednicën, e cila në të ardhmen do të përdorej për të rrënuar nga brenda shtetësinë e Kosovës, ashtu siç po veprojnë me Republikën serbe kundër Bosnjës.
Sa u përket kërcënimeve të Vuçiqit se do të urdhërojë ushtrinë serbe të futet në Kosovë, kjo aspak nuk frikëson shqiptarët.
Ato si kurrë më parë janë më të gatshëm në çdo mënyrë dhe me të gjitha mjetet të mbrojnë familjet dhe atdheun e tyre!
Nëse ia mba Vuçiqit, le ta provojë fatin! Vetëm duhet ta ketë një gjë parasysh, nëse përgjak Kosovën, u ka shpallur luftë të gjithë shqiptarëve kudo që frymojnë në botë.
Dhe, luftën që do ta nisë Vuçiqi kundër Kosovës nuk do të mbarojë me zbuarjen me turp të ushtrisë serbe nga Kosova, po shqiptarët do të kërkojnë të korigjojnë njëherë e mirë padrejtësitë historike për gjenocidin serb në vilajetin e Nishit pas Kongresit të Berlinit!
Prandaj, çdo shqiptari që nuk i është bërë gjaku ujë, sot ka obligim njerëzor dhe kombëtar të qëndrojë fort në krah të qeverisë dhe popullit të Kosovës!
Rruga Press