KryesoreLajme

Nëntogerja Vesa Ibrahimi, gruaja e parë nga Kosova që diplomohet në “Ranger School” të SHBA-së

Oficerja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Nëntoger Vesa Ibrahimi, ka hyrë në histori duke u bërë gruaja e parë ndërkombëtare që ka përfunduar me sukses trajnimin elitar ushtarak “Ranger School” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky kurs, një nga më sfiduesit në ushtrinë amerikane, është i njohur për standardet e larta dhe sfidat ekstreme fizike, mendore e emocionale që u vendos pjesëmarrësve. Trajnimi zhvillohet në tri faza intensive: Darby, Mountain dhe Swamp, ku ushtarakët përballen me terrene të vështira, mungesë gjumi dhe mbështetje minimale logjistike — me qëllim zhvillimin e qëndrueshmërisë dhe aftësive të lidershipit nën presion.

Lexo më shumë  Shëndetësia “nga xhepi”. Familjet në Shqipëri paguajnë faturën më të lartë në rajon

Nga 148 pjesëmarrës që përfunduan me sukses këtë cikël, vetëm 3 ishin gra — përfshirë edhe Nëntoger Ibrahimin, e cila tani konsiderohet e aftë për të udhëhequr operacione komplekse në çdo klimë, terren apo situatë luftarake.

Rruga Press

YouTube player