Lajme

Nëntë persona lëndohen nga shpërthimi i një granate dore në tregun e kafshëve në Prizren – në kërkim tre të dyshuar

Nëntë persona kanë pësuar lëndime këtë të mërkurë, për shkak të shpërthimit të një granate dore në tregun e kafshëve në Prizren.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Sot më datë 22.11.2023, rreth orës 04:50, policia ka pranuar informatë për një rast plagosje te tregu i kafshëve në Prizren. Nga informatat e para është kuptuar se nëntë persona kanë pësuar lëndime nga shpërthimi i një granate dore”, ka thënë Gashi.

Lexo më shumë  Hidhet nga pallati polici i qarkullimit rrugor që ndaloi djalin e oligarkut Samir Mane. Protestë përpara Ministrisë së Brendshme në Tiranë

Ai tutje ka bërë të ditur se të gjithë të lënduarit janë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

“Policia ka dalë në vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar gjithashtu. Në vendngjarje kanë dalë hetimet rajonale të Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat si dhe dëshmitë”, ka shtuar Gashi.

Në fund, ai ka njoftuar se janë identifikuar tre të dyshuar dhe të njëjtit janë në kërkim policor.

Lexo më shumë  Kurti në Gjilan: 500 mijë zemrat sjellin jo vetem Kuvend të ri dhe Qeveri të re, por edhe Prokurori të re, që i ndjek kriminelët e të gjitha ngjyrave
YouTube player