KryesoreLajme

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për promovimin e turizmit malor

Është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Federatës së Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK).

“Ky Memorandum Bashkëpunimi ka për qëllim krijimin e një kuadri të përbashkët bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Federatës së Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës, me synim të avancimit dhe promovimit të turizmit malor si segment i rëndësishëm i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, sportiv dhe social të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e MINT-it.

Lexo më shumë  Kancelari Merz: Evropa duhet të bëhet forcë dominuese për të pohuar veten në një rend botëror!

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i uron suksese Federatës së Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK), me mirënjohje për angazhimin dhe sukseset në promovimin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) ka arritur të jetë nikoqire e organizimit të Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit dhe Ngjitjes në Male (UIAA) 2025, me 25 dhe 26 tetor 2025 në Pejë, duke e bërë vendin tonë mikpritës për herë të parë, “të një prej ngjarjeve më prestigjioze të alpinizmit, me pjesëmarrje të delegatëve nga mbi 90 shtete,

Lexo më shumë  “Funerali” i digjitalizimit në Shqipëri: Kronika e një janari të paralizuar fiskal

Kjo ngjarje po mbledh ngjitës dhe alpinistë nga Kosova dhe vendet fqinje në rajonin e Ballkanit për të eksploruar mjekësinë malore, sigurinë dhe trajnimin nën udhëheqjen e ekspertëve ndërkombëtarë”, thuhet në komunikatën e MINT-it.

YouTube player