KryesoreLajme

Nënshkruhet marrëveshje 25 milionëshe, pritet të sigurohet banim për familjet në nevojë

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe guvernatori i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB), Carlo Monticelli kanë nënshkruar sot marrëveshje në vlerë prej 25 milionë euro, për krijimin e një sistemi të banimit social.

Projekti në fjalë ka fokus të veçantë familjet e cënueshme të shoqërisë të cilat kanë të ardhura të ulëta pa zgjidhje banimi.

Lexo më shumë  Në vitin 2026, agroindustria pret rritje të kostove dhe rënie konsumi në Shqipëri

“Përmes marrëveshjes parashihet shndërrimi i ndërtesave ekzistuese në banesa të reja sociale dhe të përballueshme, renovimi i shtëpive të cilat janë në pronësi të familjeve me të ardhura të ulëta si dhe ndërtimi i banesave të reja kolektive sociale. Në ceremoninë e nënshkrimit, Ministri Murati shprehu se “projekti për banimin social do të garantojë akomodimin e dinjitetshëm dhe të përballueshëm për familjet e cënueshme””, thuhet në njoftim.

Ndërsa, guvernatori Monticelli ka deklaruar se “kjo iniciativë do të ndihmojë në realizimin e objektivit të përgjithshëm të vendit për krijimin e banimit social gjithëpërfshirës për qytetarët e Kosovës”.

Të dyja palët janë pajtuar që të thellojnë bashkëpunimin në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë akomodim të përballueshëm, efiçient dhe të sigurtë.

YouTube player