Lajme

Nënshkruhen dy marrëveshje me BEI dhe BERZh për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Mitrovicë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, së bashku me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Investime (BEI) Matteo Rivellini dhe Cagin Pabucco,  si dhe me përfaqësuesin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) Matteo Colangeli, kanë nënshkruar sot marrëveshjet financiare për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në komunën e Mitrovicës, në vlerë prej 19.8 milionë euro dhe 13.5 milionë euro.

Projekti që bashkë-financohet nga këto dy institucione parasheh ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza dhe rehabilitimin e rrjetit ekzistues.

Lexo më shumë  Qeveria miraton projektligjin për banimin social dhe të përballueshëm

Rreth 213,000 qytetarë të Komunës së Mitrovicës pritet të përfitojnë nga ky projekt, përmes përmirësimit të kushteve mjedisore dhe shëndetit publik.

Zhvillimi i këtij projekti infrastrukturor do të zvogëlojë ndotjen e mjedisit, veçanërisht në lumin Ibër.

Projekti mbështetet edhe nga Bashkimi Evropian, me një grant prej 5 milionë eurosh përmes Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor.

Ministri Murati vlerësoi lartë bashkëpunimin mes palëve, qasjen konstruktive në mbarëvajtjen e negociatave, si dhe rolin e tyre në financimin e projekteve të shumta që kanë kontribuar në përmirësimin e shërbimeve të rëndësishme ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë  Bardhi: Negociatat me BE kanë ngecur sepse Rama po mbron Ballukun

Ai theksoi se ky projekt e vendos Kosovën një hap më afër Bashkimit Evropian duke kontribuar pozitivisht në përafrimin me kriteret mjedisore të BE, specifikisht Direktivës mbi Trajtimin e Ujërave të Ndotur Urban.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *