Lajme

Nënkryetari i Sindikatës së Policisë, deputetes së PDK-së: Asnjë qeveri s’është marrë me kërkesat tona

Nënkryetari i Sindikatës së Policisë, Avdi Hoti, në takimin me disa anëtarë të Komisionit për të drejtat e njeriut, ka thënë se asnjë qeveri, qe 24 vjet pas luftës nuk është marrë me kërkesat e Policisë së Kosovës.

Duke iu përgjigjur deklaratave të deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cika ka thënë se qeveritë e kaluara i kanë plotësuar kushtet që kanë policës deri tani, ai ka thënë se nuk ka asnjë vendim të asnjë qeverie për mbulim të rrezikshmërisë për policët.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

“Deri më tani prej UNMIK-ut, EULEX-it, gjeje një vendim që Qeveria e Kosovës e ka bërë rrezikshmërinë e Policisë. Nuk është bërë sigurimi qe dy vjet, por nuk është bërë as qe 24 vjet. Hiç asgjë nuk është bërë qe 24 vjet. Nuk keni bërë shujta, nuk keni bërë sigurime shëndetësore … Gjema ti mua qe 24 vjet a ki rregullore që e keni rregulluar këtë gjatë qeverive të tjera”, ka theksuar Hoti.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Rruga Press

YouTube player