Nënat e Srebrenicës ende në rrugë duke kërkuar drejtësi
Anëtarët e Shoqatës Nënat e Enklave të Srebrenicës dhe Zepës janë mbledhur sërish në sheshin Viktimat e Gjenocidit të Srebrenicës në Tuzla, duke vazhduar një traditë 25-vjeçare të protestave të mbajtura në datën 11 të çdo muaji.
Për 25 vjet, Shoqata Nënat e enklavave të Srebrenicës dhe Zepës organizon protesta më datën 11 të çdo muaji duke kërkuar të vërtetën dhe drejtësi. Në tubimin e tyre të parë pas 27-vjetorit të gjenocidit të boshnjakëve të vitit 1995 nga forcat serbe të Bosnjës më 11 korrik, nënat e Srebrenicës kanë dërguar edhe një herë një mesazh se nuk do të heqin dorë nga kërkimi i anëtarëve të familjeve të tyre.
“Kanë kaluar 27 vjet, nuk e kemi gjetur të vërtetën, nuk kemi gjetur drejtësi, nuk kemi gjetur eshtrat e fëmijëve tanë, nuk na kanë ndihmuar dhe ata mund të na ndihmojnë. Disa dinë për varret, disa duhet të bashkohen me ne dhe disa duhet të ngrenë zërin”, tha Munira Subasiç, kryetare e Shoqatës Nënat e Enklava të Srebrenicës dhe Zepës, duke i drejtuar një mesazh të gjithë atyre që kanë informacion për varret masive dhe krimet.
Duke mbajtur çarçafë me emrat e njerëzve të tyre të dashur dhe pankarta me fotot e tyre, çdo muaj në 25 vitet e fundit, pavarësisht motit, këto gra kanë dërguar mesazhe të qarta.
“Mesazhi i dytë është për kriminelët, që ta dinë që pas 27 vitesh nuk jemi të lodhur, nuk mund të na ndalojnë, as të frikësojnë dhe ne ende presim të vërtetën, ne kërkojmë drejtësi”, shtoi Subasiç.
Një nga ato gra që vjen çdo muaj për të kërkuar drejtësi është Naza Hasanoviç. “Kam më shumë familjarë të vdekur se sa të gjallë”, tha ajo për BIRN.
Hasanoviç shpreson që anëtarët e rinj të familjes do të zënë vendin e tyre kur një ditë nënat nuk do të mund të dalin më në rrugë.
“Ne do të jemi këtu sa të jemi gjallë, fëmijët dhe nipërit tanë duhet të vazhdojnë këtë traditë,” shtoi Hasanoviç.
Azema Beganoviç, me origjinë nga Srebrenica, ka humbur bashkëshortin, babanë, vëllezërit dhe shumë anëtarë të tjerë meshkuj të familjes.
“Ne jemi ende duke kërkuar të dashurit tanë”, tha Beganoviç për BIRN. Eshtrat e burrit të saj u varrosën në vitin 2007.
Deri më tani, eshtrat e 6,721 personave janë varrosur në Qendrën Potocari të Srebrenicës.
Sipas Institutit të Personave të Zhdukur, eshtrat e rreth 1200 viktimave të tjera të Srebrenicës nuk janë gjetur ende.
Nënat e Srebrenicës protestojnë në Tuzla, 11 gusht 2022. Foto: BIRN

Rruga Press