BotaKryesore

Nenad Çanak: Serbia drejt një radikalizimi pas 10 muajsh protestash

Situata në Novi Sad vazhdon të jetë e tensionuar, me protesta masive që po zgjasin prej muajsh, ndërsa përdorimi i dhunës nga ana e policisë është rritur ndjeshëm. Kështu u shpreh analisti i politikës në Serbi, Nenad Çanak, i cili dha detaje nga Novi Sad-i lidhur me situatën në qytet.

Sipas Çanak, mitingjet vazhdojnë pa ndërprerje dhe rrugët kryesore janë bllokuar.

“Në javët e fundit policia u bë më e dhunshme, për shkak të kësaj njerëzit janë të zemëruar. Kemi një miting masiv në Novi Sad, kundër dhunës brutale të regjimit. Është e pamundur të hysh në qytet, janë bllokuar rrugët dhe regjimi po përdor bomba tronditëse, gaz lotsjellës dhe municione të tjera”, tha ai.

Lexo më shumë  Pas sulmeve në det, Trumpi: Tani do fillojmë të godasim kartelet e Meksikës

Çanak theksoi se protestat nuk janë vetëm në Novi Sad, por edhe në qytete të tjera të Serbisë, ku qytetarët mbështesin kryengritjen kundër regjimit të Aleksandër Vuçiç.

“Informacioni i fundit që kam është se protestat po mbahen në qyete të ndryshme të Serbisë në mbështetje të atyre në Novi Sad, që po lufton kundër regjimit të Vuçiç-it prej 10 muajsh për shkak të tragjedisë që pamë në nëntor”, shtoi analisti.

Lexo më shumë  Në Shqipëri misri “HELMUES” nga Serbia/ AKU dështoi të mbrojë qytetarët nga ushqimi i kontaminuar! Gati 25 tonë ushqim i kontaminuar u shit në ferma blegtorale

Pyetur nëse vendi po përjeton një revoltë apo kryengritje popullore, analisti u shpreh i bindur se ai pret një radikalizim në të ardhmen e afërt.

“Po pres radikalizim në të ardhmen e afërt, sepse protestat nuk kanë siguruar rezultate. Në fillim ishte kërkesa për dorëheqje e kryeminsitrit i cili u largua më pas u largua edhe kryebashkiaku i Novi Sadit por asgjë nuk ka ndryshuar pasi shumica parlamentare dhe vetë politika mbetet e njëjta dhe kriminaliteti mbetet i mbrojtur”, tha Nenad Çanak.

Rruga Press

YouTube player