Bota

Nëna mbyll djalin në bagazhin e veturës sepse rezultoi pozitiv me COVID-19

Një mësuese amerikane është arrestuar pasi dyshohet se mbylli djalin e saj pozitiv me COVID-19 në një bagazh makine për t’u mbrojtur nga ekspozimi ndaj virusit teksa shkonte në një vend testimi, thonë mediat lokale.

Sarah Beam, raportohet se akuzohet për rrezikimin e një fëmije.

Një dëshmitar thirri policinë pasi dëgjoi dikë në bagazhin e automjetit më 3 janar në vendin në Teksas, sipas click2Houston.com.

Lexo më shumë  Papa thotë se plani i Trumpit për të dëbuar emigrantët është “turp”

Mësuesja ka hapur bagazhin për të zbuluar djalin e shtrirë brenda.

Beam tha se djali i saj 13-vjeçar kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe ajo po e çonte atë në stadiumin Pridgeon për një test tjetër për të konfirmuar rezultatin, sipas mediave lokale.

Ajo tha se e kishte vendosur adoleshentin në bagazhin e makinës sepse nuk donte të infektohej vetë.

Lexo më shumë  Raporti amerikan: Rusia humbi më tepër këmbësori në përpjekje për të pushtuar Ukrainën

Një punonjëse shëndetësore i tha asaj se nuk do të kishte asnjë test për koronavirus derisa djali të lejohej të ulej në sediljen e pasme të makinës.

Forcat e rendit kanë kryer një hetim të plotë, duke rezultuar në një urdhër arresti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *