Kuriozitete

Nëna e Da Vinçit ishte skllave, zbulohen detaje të reja për prejardhjen e piktorit

Leonardo da Vinçi mund të jetë një nga njerëzit më të studiuar në histori. E megjithatë, një detaj thelbësor për mjeshtrin e Rilindjes ka mbetur i mbuluar me mister: kush ishte nëna e tij?

Detaje të reja dalin në dritë të cilat nxjerrin në pah nga ishte prejardhja e Leonardo da Vinçi, piktori i kryeveprës “Mona Liza” dhe një simbol i Rilindjes.

Një studim i fundit ka zbuluar se nëna e artistit italian ishte skllave dhe vinte nga Kaukazi.

Nëna e Da Vinçit mendohej prej kohësh të ishte një fshatare toskane, por profesori i Universitetit të Napolit, Carlo Vecce, një specialist që ka studiuar jetën e Mjeshtrit të Vjetër, beson se e vërteta është më e ndërlikuar.

“Nëna e Leonardos ishte një skllave çerkeze, e marrë nga shtëpia e saj në malet e Kaukazit, e shitur dhe rishitur disa herë në Kostandinopojë, më pas në Venecia, përpara se të mbërrinte në Firence”,  tha ai në prezantimin e librit të titulluar Buzëqeshja e Katerinës.

Në qytetin italian, ajo takoi një noter të ri, Piero (Peter) da Vinci, “dhe djali i tyre quhej Leonardo”.

Studiuesi ka shpenzuar dekada duke studiuar da Vinçin dhe duke kuruar veprat e tij, zbulime që bazohen në arkivat e qytetit të Firences.

Ndër dokumentet që studiuesi gjeti është një shkrim nga babai i Da Vinçit, një dokument ligjor emancipimi për Katerinën, ‘për të rimarrë lirinë dhe për të rimarrë dinjitetin e saj njerëzor’. Ky dokument daton vitin 1452, viti i lindjes së Da Vinçit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *