KryesoreLajme

Nëna e 6-vjeçares në Kamëz: Burri e rrahu me fishë karikusi, mediat të mos abuzojnë

“Janë të pavërteta, abuzimet që bëjnë mediat. Ai e ka torturuar, por për atë pjesë do t’ia lej ekspertëve, pa dalë ekspertiza nuk është e drejtë të aludohet me këtë pjesë. Unë kam qenë në punë më kanë marrë në telefon i ati më ka thënë që fëmijë është i sëmurë, është helmuar, kam ardh në shpi, e kam marrë në urgjencë, ka pasur gjakderdhje në trup. Para 6 viteve po ishte i dhunshëm, nuk më ka dhënë asnjë shenjë dyshimi. Më ka thënë që vetëm e kam kafshuar. Nuk e kam kërkuar lirimin e tij. Nuk e kam denoncuar, e ka bërë spitali i pediatrisë tek Nënë Tereza. Kam pas përballje, më ka thënë se e ka rrahur me fishën e karikusit. Nuk më ka kthyer asnjë përgjigje. Është në gjendje të rëndë për jetën. Policia, kushdo që e ka shit këtë lajm që kam dashur të abuzoj me fëmijën tim do japin llogari një më një. Ishim 6 vite të ndarë, kam 1 muaj e gjysmë që jemi bashkë. AI i ka thënë që nëse do t’i tregosh mamit do të çoj në spital. Ai punonte në lavazh “, tha gruaja.

Lexo më shumë  Serwer: Dodik dhe Vuçiqi mund të tentojnë në Bosnjë një sulm si në Banjskë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *