KryesoreOpinion/Aktualitet

NEKROLOGJI E GAZETËS «POLITIKA» (BELIGRAD)

ZOTI BALKAN-I, VOJVODA QË PUNOI NATË E DITË PËR SHKATËRRIMIN E SHQIPTARËVE

Shkruan Agim Morina

Dje u dha lajmi fort i pikëllueshëm për vdekjen e pishtarit e të aktivistit më të zellshëm të panllavistit e të klerofashistit të shquar, zotit Open Balkan-i, njërit nga eksponentët kryesorë për shkatërrimin e Kosovës dhe, sidomos, të prishjes së marrëdhënieve mes Kosovës dhe të Shqipërisë.

Historia e trishtë e zotit Balkan-i nisi që me lindjen e tij. Ai leu në njërën nga nevojtoret e laboratorit pansllavist e klerofashist të Novi Sadit në Vojvodinë të Serbisë. Gojët e këqija thonë se atë laborator nëntë muaj më parë e kishte vizitu Putini dhe se aty ishte mbyllë vetëm, për disa orë, me një magaricë të Siberisë në kajde të insanit e të shejtanit. Të tjerë thonë se, në të vërtetë, ky kishte qenë një takim me zotin Lavrovi.

Duke qenë se lindi i shëmtuar, me fytyrë si të krokodilit, (që të kujton Lavrovin), veshë e dhambë si të magaricës, nofulla si të hienës e gjuhë si të gjarprit, atij iu vu një maskë për me mujtë m’ia lëshu sytë kushdo që e sheh. Maska ishte bë në atë mënyrë që me u ndërru sa herë që ishte nevoja. Kur takohej me ndonjë shqiptar zoti Balkan-i fliste e këndonte shqip e vallëzonte shqiptarçe, sillej si babaxhan, premtonte barazi, liri e dashuri; kur gjendej mes serbësh fliste serbisht, mprehte thika dhe kama, grumbullonte armatim dhe bënte plane për zhdukjen e çdo kundërshtari të pansllavizmit. Ndërsa kur takohej me ndonjë sllavomaqedon thoshte se nuk është bullgar, se urren shqiptarët dhe se është pasardhës direkt i Lekës së Madh.

Lexo më shumë  Sveçla pas aksionet dy ditor të Policisë në veri të Kosovës: Rendi dhe ligji, sovraniteti e integriteti, liria, barazia e drejtësia do të mbizotërojnë gjithandej shtetit tonë

Zoti Balkan-i, ishte njëfarë stramastiku prej oktapodi dhe proteu, me tetëdhjetë tentakula e me një mijë fytyra.

Dihet që puna kryesore e zotit Balkan-i ishte shkatërrimi i marrëdhënieve mes shqiptarëve. Aj e bëri këtë punë me shumë zell. Dhe pati sukses të madh, deri kur në skenë doli një shqiptar që kuptoi natyrë vërtetë të zotit Balkan-i dhe mohoi çdo takim e çfarëdo marrëdhënie me këtë qenie të çoroditur. Për këtë arsye shumë njerëz e kundërshtuan dhe e kritikuan ashpër. Ndër ta edhe zoti Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, një nga bijtë më të dashur të, tash të ndyerit, zotit Balkan-i. Me gjithë pengesat e mëdha, me gjithë rezistencën e madhe, suksesi i zotit Balkan-i mund të shihet qartë edhe sot. Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë kurrë nuk kanë qenë më të këqija. Krejt kjo falë punës së përkushtuar të zotit Open Balkan-i.

Zoti Balkan-i, ashtu si leu, ashtu edhe vdiq: në një nevojtore tjetër të një moteli, derisa ishte duke përpilu planin e fundit për të dhënë goditjen e shkatërrimtare kundër shqiptarëve. Duke qenë se nuk pati sukses, zotit Balkan-i i plasën sytë, i volli zorrët e veta me krejt çfarë kishte gëlltitë gjatë jetës së tij zullumqare e dhe në tronditje e sipër tërhoqi telin e ujit të nevojtores dhe u zhduk në gropën e gjirizit, prej nga kishte dalë disa vite më parë në Novi Sad.

Lexo më shumë  Ekonomia, peng i ndërtimit, mori 73.5% të investimeve të brendshme

Zoti Balkan-i jetoi dhe punoi me dinjitet krenar pansllavist. Maskën nuk e hoqi kurrë, si një klerofashist i vërtetë sllav. Aj dëshmoi me fakte se ende ka shqiptarë budallej e kokëboshë që me pak fjalë të ëmbla, me pak para në xhirollogaritë e tyre bankare e me pak lajka ata e shesin edhe nënën, edhe atdheun. Prandaj, brezat e rij klerofashistë të edukuar e të frymëzuar nga zoti Balkan-i, kanë shembullin më të mirë se si duhet të veprojnë në të ardhshmen.

Rroftë e qoftë përherë kujtimi për veprën madhe të zotit Open Balkan-i. Bota pansllaviste nuk do ta harrojë kurrë dhe do ta kujtojë si njërin nga luftëtarët më të mëdhaj të kauzës sonë.

Bijtë ideologjikë të Open Balkan-it, Aleksandar Vucici, Edi Rama, Zoran Zaevi dhe gjitha familja e gjerë e kriminelëve, horrave dhe budallejve Balkan-i falënderojnë nga zemra miqtë dhe dashamirët e kopshteve zoologjike në Ballkan, në Europë dhe në gjithë botën që gjetën kohë dhe morën mundin që të shprehin ngushëllimet e tyre të pakufishme në këto çaste të vështira për familjen zotit Open, i cili prej tash e tutje, për fat të keq, do të quhet zoti Closed Balkan deri në amshim.

Shoqata Pansllaviste Klerofashiste Gjithëbotërore, zotit Open Balkan-i, pas vdekjes, ia ndau titullin e madh «Vojvoda i Pansllavizmit», për kontributin e madh që dha për shtrirjen e ndikimit pansllavist në botë.

YouTube player