Bota

Negociatori rus: Po ndërmarrim hapa për të de-përshkallëzuar luftën

Kreu i delegacionit rus, Vladimir Medinsky, ka folur pas përfundimit të bisedimeve Rusi-Ukrainë në Stamboll.

Meidnsky tha se Rusia ka marrë dy hapa të rëndësishëm drejt Kievit për të de-përshkallëzuar luftën në Ukrainë.

Ai theksoi se bisedat ishin konstruktive dhe se propozimet e palës ukrainase do t’i raportohen presidentit rus, Vladimir Putin, shkruan Ria Novosti.

Lexo më shumë  Gjermania tejkaloi Kinën, bëhet eksportuesi i katërt më i madh i armëve në botë

Takimi midis dy delegacioneve ruse dhe ukrainase që u zhvillua sot në Stamboll ka përfunduar, njoftoi ambasada e Ukrainës në Turqi.

Delegacionet u takuan në Stamboll për të diskutuar për një armëpushim dhe  fund të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.

Bisedimet zgjatën rreth katër orë me pushime të herëpashershme. Është e paqartë nëse do të vazhdojnë për një ditë të dytë, raporton Reuters.

Lexo më shumë  Pentagoni: Lufta me Iranin kushtoi mbi 11,3 miliardë dollarë vetëm në gjashtë ditët e para

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *