ArgumentKryesore

Në vitin 2020, kur Qeveria Hoti, atëherë e paligjshme, e propozoi buxhetin, Lëvizja Vetëvendosje nuk ia bllokoi, sepse bëhej fjalë për buxhetin me të cilin bëhej funksional shteti i Kosovës

Nga Elvis Hoxha

U ngut Lumir Abdixhiku me thënë që nuk shkon në Kuvend për teatër. Në vitin 2020, kur Qeveria Hoti, atëherë e paligjshme, e propozoi buxhetin, Lëvizja Vetëvendosje nuk ia bllokoi, sepse bëhej fjalë për buxhetin me të cilin bëhej funksional shteti i Kosovës. E ligjshme apo e paligjshme, vetëm qeveria mund ta propozonte buxhetin. Qeveria Hoti nuk ishte teatër, ishte e paligjshme. Nuk duhet të ishte as në skenë të teatrit. Por një administratë e tërë duhet të merrte pagat dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk mund t’ia lejonte vetes të bëhej bllokuese për pagat e administratës.

Lexo më shumë  Kosova dhe Serbia bien dakort që të funksionalizojnë komisionin për të zhdukurit me dhunë gjatë luftës

Sot dihet mirë kush janë bllokuesit. Dhe bllokuesit janë të koordinuar. Lumiri bllokon buxhetin në Kuvend. Përparimi e shpie në Kushtetuese mungesën e buxhetit për Prishtinën. Labani e vonon në Kushtetuese… njësoj si për shumë ligje, njësoj si për bllokimin e Kuvendit kur Gjykata Kushtetuese e mbajti peng Kosovën për më shumë se pesë muaj që prej zgjedhjeve të shkurtit. Trekëndëshi i Bermudës është zhvendosur në Prishtinë. Dihet kush janë bllokuesit.

Sepse siç e tha Hikmetja, opozita nuk është e përçarë. Ajo është e bashkuar dhe e koordinuar kundër Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, por nuk ka asnjë problem me Listën Serbe. Kundër Vetëvendosjes janë koordinim. Për shtrirjen e ligjit në veri të Kosovës jo.

Të bashkuar për të bllokuar… Kosovën.

Rruga Press

YouTube player