Në Tiranë sot, operojnë rreth 400 arkitektë të huaj. Rama e ka eliminuar figurën e arkitektit vendor
Shkruan Kreshnik Merxhani
Në Tiranë sot, operojnë rreth 400 arkitektë të huaj.
Arkitektët vendor janë kryesisht të nënkontratuar dhe shpesh zyra specifike.
Në ekspozitën më në zë të arkitekturës që është Bienalja e Venecias, pritet që Shqipëria të përfaqësohet me punën e këtyre 400 (+_) arkitekve që në fakt janë pasqyra e marrdhënies vetjake të vet Kryeministrit si ndërrmjetës direkt mes investitorëve privatë, sektorit publik dhe aktit të projektimit. E shikojmë shpesh në ditë zyrtare pune, të drejtojë panele jurish për konkurse më shpesh private e më rrallë edhe për PPP apo tek tuk ndonjë projekt publik.
Pra në ditët që paguhet dhe duhet të jetë kryeministër, bëhet kryearkitekt.
Me gojën e vet ka deklaruar që Tirana do ketë mbi 50të kulla. Ndërtime këto që publiku as i ka parë e as është konsultuar dhe që publikut i dalin para si kërpudha pas shiut pothuajse në çdo cep.
Asnjë parametër normal dhe asnjë vizion i shëndetshëm dhe afatmesëm apo afatgjatë nuk përputhet me këto kulla.
Një kolegu im po më thosh se i duket fiasko. Mundet të jetë por sakaq mundet ti ngjajë asaj historisë të dikujt që po e shqyejnë ujqrit e që ai uron të jetë ëndër.
Akti i kostatimit është ky: Rama e ka eliminuar figurën e arkitektit vendor. I rrethuar nga pseudo-arkitekt (ka fjalë që disa dhe i ka pas dhunuar kur i kish drejtorë urbanistike në bashki), k
Kryeministri duket se i përçmon arkitektët dhe ka kaluar në psikozën që kanë një soj “investitorësh” që mendojnë se dinë më shumë se të edukuarit në këtë profesion.
Profesioni i arkitektit si i tillë por dhe pozita e tij për të drejta profesionale e njerëzore është në krizën më të thellë.
Kush do ishte zgjidhja?
Duke njohur një tipar konformizmi të këtij profesioni (i cili veprat i ndërton me financat dhe duart e të tjerëve) pak mundësi ka që të krijohet një reagim i njëtrajshëm dhe menjëhershëm.
Në Shqipëri, ka ardhur koha që një pjesë arkitektësh më së pari se të mendojë për të ndërtuar ndërtesa (ose më mirë objekte) të punojë për ndërtimin e një mendimi dhe kulture arkitektonike.
Rruga Press