BallinaLajme

Në të gjithë botën mbi 12 milionë qytetarë janë vaksinuar kundër COVID, ja cili shtet kryeson

Në të gjithë botën numri i të vaksinuarve kundër COVID ka shkuar në 12.29 milion qytetarë.

Izraeli vijon të jetë shteti me më shumë të vaksinuar kundër COVID, si vendi i parë me shkallën më të lartë mesatare në botë sa i përket imunizimit të popullsisë.

Izraeli ka një normë prej 12.59 dozave, ndjekur nga Bahreini në 3.53 dhe Mbretëria e Bashkuar në 1.39 Më shumë se 1.8 milion njerëz kanë humbur jetën deri tani nga virusi në të gjithë botën.

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Shifrat krahasuese për vaksinimin janë mbledhur nga e gjitha bota.

Ata përllogarisin numrin e njerëzve që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19. Shumica e vaksinave të aprovuara për përdorim deri më tani mbështeten në dy doza, të dhëna më shumë se një javë larg.

Izraeli filloi vaksinimet në 19 Dhjetor dhe vaksinon rreth 150,000 njerëz në ditë duke u dhënë me përparësi personave mbi të 60-at, punonjësit shëndetësorë dhe njerëzit që kanë probleme të tjera klinike.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Izraeli ka ndarë në mënyrë të sigurt dërgesat e vaksinës Pfizer, e cila duhet të ruhet në -70C, tha ministri i Shëndetësisë Yuli Edelstein për lajmet në TV YNet.

Rruga Press

YouTube player