Në takimin e Osmanit me Këshillin e Atlantikut të Veriut të NATO-s, pjesëmarrëse edhe Ukraina e Armenia
Presidentja Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut, organi kryesor vendimmarrës i NATO-s.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Osmani theksoi rolin e pazëvendësueshëm të KFOR-it në ruajtjen e paqes.
“Duke theksuar rolin e pazëvendësueshëm të KFOR-it në ruajtjen e paqes, ritheksova përkushtimin e palëkundur të Kosovës ndaj vlerave euroatlantike dhe partneritetit tonë strategjik me NATO-n”, ka shkruar Osmani.
Gjithashtu, Osmani ka falënderuar vendet partnere të NATO-s—Ukrainën, Armeninë, Austrinë, Zvicrën e Greqinë —për praninë e tyre në takim, duke theksuar përkushtimin e përbashkët për një botë më të sigurt dhe më të qëndrueshme për të gjithë.
Këshilli i Atlantikut të Veriut (North Atlantic Council – NAC) është organi kryesor vendimmarrës i NATO-s.
Ai përbëhet nga përfaqësuesit e vendeve anëtare të aleancës dhe është përgjegjës për vendimet kryesore politike dhe strategjike të NATO-s.
Një nga veçoritë kryesore të NAC është se vendimet merren me konsensus, që do të thotë se të gjitha vendet anëtare duhet të bien dakord para se të miratohet një vendim.
Në përgjithësi, NAC është forumi më i rëndësishëm për konsultime dhe bashkëpunim midis vendeve anëtare të NATO-s, duke luajtur një rol kyç në drejtimin dhe politikat e aleancës.
A timely and critical discussion yesterday with the North Atlantic Council (NAC) on Kosovo’s NATO membership aspirations as well as on the latest security developments in our region.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 12, 2025
Emphasizing KFOR’s indispensable role in maintaining peace, I also reaffirmed Kosovo’s… pic.twitter.com/CmgG3EiJ3o
Rruga Press