Lajme

Në takim me kryeministrin bullgar, Kurti: I domosdoshëm integrimi i Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit u takuan me kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov, me të cilin ka biseduar për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit në aspektin ekonomik, tregtar dhe të investimeve, si dhe për rëndësinë që ka luftimi i krimit dhe i korrupsionit për sigurinë rajonale.

Në takimin me kryeministrin bullgar, Kurti tha se integrimi në strukturat europiane dhe euroatlantike mbetet aspirata kryesore e Republikës së Kosovës dhe kërkoi përkrahjen dhe mbështetjen e Bullgarisë në realizimin e këtij synimi.

Lexo më shumë  Aksion policor sërish në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe municion në kulmin e një ndërtese

Sipas njoftimit nga Kryeministria, gjatë takimit u diskutua situata e sigurisë pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë dhe kryeministri Kurti ritheksoi solidarizimin dhe mbështetjen e Kosovës dhe popullit të saj me luftën nacional çlirimtare të popullit ukrainas.

Ai potencoi ndikimin dhe rrezikun që mund të paraqesin për rajonin tonë lidhjet e gjera dhe të thella mes Federatës Ruse dhe Serbisë.

Lexo më shumë  Ministrja Hajdari: Në tri vitet e fundit 41 mijë biznese të regjistruara

“Një situatë e tillë e bën edhe më të domosdoshëm integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe në Bashkimin Evropian, për garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kontinentin e Evropës”, tha kryeministri Kurti.​ 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *