Në shtëpinë e barbarit në Fier, vogëlushin 8-vjeçar e kishte groposur në oborrin e shtëpisë
Në këtë gropë në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Grecalli të Fierit, Klodian Çalamani e groposi 8-vjeçarin Mateo Vasiu.
Trupi i pajetë i vogëlushit u gjet pas disa orë kërkimesh nga policia, i mbuluar me baltë.
38-vjeçari, fqinj i familjes, tentoi të fshehë vrasjen e tij duke e groposur dhe më pas mësohet të ketë pyetur se “a erdhi djali në shtëpi” pasi kishte mësuar se po e kërkonin.
Gazetarja e Ora News Inelda Vallja ka bërë me dije se autori ka pranuar se deklaruar para policise se ka marrë në shtëpi fëmijën e mitur, e ka vrarë dhe më pas e ka groposur me baltë në shtëpinë e tij. Ai ka pranuar para uniformave blu se e ka goditur të miturin disa herë më lopatë.
Ai ka pretenduar se i mituri e kishte sharë dhe për këtë arsye e kishte vrarë dhe më pas groposur.
Ishte nëna e të miturit që bëri denoncimin për humbjen e djalit të saj, ndërkohë pas këqyrjes së disa kamerave të sigurisë në lagje, u pa se 8-vjeçari kishte hyrë në banesën e 38-vjeçarit Klodian Çalamanit, me biçikletën e këtij të fundit.
Menjëherë policia ka arritur në banesën e tij, ku dhe ka gjetur të pajetë trupin e fëmijës nën baltë. Autori ndodhet prapa hekurave.
Rruga Press