Lajme

Në SHSKUK për herë të parë lëshohet në funksion aparatura për ndërhyrje kirurgjikale në gjoks

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme (e enjte) Klinika e Kirurgjisë Torakale për herë të parë ka vënë në funksion aparaturën e re “Nuss” – procedurë e cila realizohet me Vats që është intervenim kirurgjik në gjoks.

SHSKUK-ja, nëpërmjet një njoftimi, ka bërë të ditur se përmes aparaturës së re për herë të parë në Kosovë janë realizuar dy operacione.

Lexo më shumë  Komandanti Bashkim Jashari shkon në SHBA për të parë nga afër helikopterët Black Hawk që pritet t'i vijnë FSK-së

Për procedurën “Nuss” pacientët deri ditën e djeshme janë referuar për trajtim jashtë vendit ndërsa tash e tutje sipas SHSKUK-së plotësohen të gjitha kushtet për intervenime kirugjike në gjoks.

YouTube player